NATO uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Me anë të një postimi në facebook, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.

“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.

Kujtojmë se në vitin 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Të ngjashme