NBA: James shkëlqen në fitoren e Lakers kundër Portlandit

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks janë vetëm një fitore larg kalimit në fazën tjetër të play off  në NBA.

Kalifornianët dhe skuadra Winconsin fituan edhe përballjet e 4-ta respektivisht ndaj Portland Trail Blazzers dhe Orlando Magic me shifrat 135-115 dhe 121-106 dhe tashmë kryesojnë seritë në Perëndim dhe në Lindje 3-1 me ndeshje.

Mbreti James me 30 pikë 6 rebound dhe 10 asiste dhe i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 15 rebound dhe 8 asiste ishin ata që udhëhoqën Lakers dhe Bucks drejt fitoreve të radhës. U kualifikua në gjysmëfinalet e Lindjes Miami Heat që fitoi edhe sfidën e 4-t ndaj Indiana Pacers me rezultatin 99-87.

Ndërkohë barazoi 2-2 serinë Oklahoma City Thunder që fitoi edhe ndeshjen e 4-t ndaj me rezultatin e ngushtë 117-114 për meritë të dyshes së zakonshme Denis Schorder-Chris Paul.

Të ngjashme