Ndahen 5 milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e 5 milionë eurove për mbulimin e subvencionimit të qytetarëve për kursimin e energjisë.

Ministri Hekuran Murati tha se 200 mijë qytetarë çdo muaj po përfitojnë për kursimin e energjisë elektrike.

“5 milionë e 25 mijë euro, shfrytëzohet për mbulimin e subvencionimit të kursimit të energjisë elektrike pra është masa që kemi lansuar ku po përfitojnë rreth 200 mijë qytetarë çdo muaj. Pjesa e 25 mijë euro për disa pagesa që janë bërë në kuadër të pakos për përballje me inflacionin mirëpo për shkak të gabimeve në llogari bankare janë kthye mbrapa dhe duhet të riekzekutohen”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.

Të ngjashme