Ndërhyrja në konferencën ku po fliste Lushaku e LDK-së, Bahtiri thotë se shkoi pasi u konsultua me Kurtin

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka sqaruar ndërhyrjen që bëri gjatë konferencës së shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Bahtiri tha se aty shkoi me konsultim paraprak me kryeministrin Kurti.

“Nëse përnjëmend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!” ka thënë Bahtiri.

Sipas tij, LVV-ja po bën të pamundurën për të zgjedhur presidenten sonte, ndërkohë që LDK-ja, sipas tij, po bën teatër me një letër nënshkrimesh.

Të ngjashme