Për shumë biznese nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (WB6), eksportet janë një mënyrë për të zgjeruar biznesin e tyre. Për të arritur një performancë më të mirë, kërkohet përgatitje e mirë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kërkon një gamë të gjerë aftësish, kështu që kompanitë shpesh i drejtohen odaveekonomike të tyre përkatëse për përkrahje nëkëtë drejtim.
Projekti me titull “Rritja e Potencialit të Eksportit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6”, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë – (Organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar)- Fondi Rajonal i hapur për Tregti të Jashtme, ne fokus ka vetëm nevojën e kësaj kompanie. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të odave ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosovë*, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbi), dhe anëtarët e Forumit Investues te odaveekonomike ËB6,(ËB6 Chambers Investment Forum) kanë zhvilluar dy shërbime të reja të promovimit të eksportit që janë bërë pjesë e portofolit të këtyre odave- njëra është baza e të dhënave e shpërndarësve nga rajoni dhe BE, dhe tjetra siguron qasje në mjete për analizim të tregut ndërkombëtar-.
Baza e të dhënave të shpërndarësve u siguron ndërmarrjeve vendore informacion mbi furnizuesit rajonal dhe evropian, tregtarëve me shumicë, importuesve dhe përpunuesve, gjë që ua lehtëson shumë kërkimin e partnerëve të mundshëm në rajon dhe Bashkim Evropian. Odat ekonomike tashmëdisponojnë informacione gjithëpërfshirëse që mund t’u ofrojnë kompanive të interesuara për të filluar ose zhvilluar veprimtaritë eksportuese.
Shërbimi i dytë siguron qasje në informacione për pesë tregje të përzgjedhur brenda Bashkimit Evropian (Austri, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Suedi) me ndihmën e Euromonitor International / Passport, i cili përcakton një standard të ri në analizën e tregut global. Ky mjet ofron qasje unike në të dhënat e industrisë, vendit dhe konsumatorit, dhe gjithashtu identifikon trendet e ardhshme.
Të dy këto shërbime janë zhvilluar dhe testuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6, në sektorin e përpunimit të frutave dhe perimeve, që është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e këtyre gjashtë vendeve. Shërbimet do të azhurnohen rregullisht, dhe mund të krijohet një version i veçantë për të gjithë sektorët tjerë të rëndësishëm për ekonomitë e vendeve të rajonit.
Kompanitë që kanë filluar të përdorin bazën e të dhënave të furnizuesit dhe Euromonitor International / Passport janë shprehur të kënaqur me cilësinë e shërbimeve, duke theksuar ndikimin pozitiv të këtyre mjeteve të biznesit në rritjen e potencialit të tyre të eksportit.