Ndërmarrjet me planifikim të dobët, kontrata të jashtëligjshme e shumë ministri me UD – Disa nga gjetjet e Konsorciumit CorrWatch

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 10:06 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa CorrWatch (e themeluar nga organizatat INDEP, GLPS dhe GAP) të mërkurën kanë organizuar Konferencën e Dytë Vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë. Në prezantimin e tyre, u bën publike nënshkrimi i shumë kontratave jashtëligjshme, planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike e numri i lartë i ministrive me ushtrues detyre të sekretarit, raporton Ekonomia Online.

Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, tha se synimi i këtij projekti është bashkëpunimi me institucionet në luftimin e korrupsionit.

Sipas saj ky projekt ka pesë komponentë kryesore të cilat janë proceset e rekrutimit në sektorin publik, praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave, shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve, dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Ajo tha se ka pasur raste ku në kanë ndryshuar konkurset dhe kanë analuar ato për shkak të shkeljeve të cilat janë gjetur.

“Sot jemi mbledhur për herë të dytë që projekti organizohet që të shpalos para jush atë që në kemi arritur të bëjmë përgjatë një viti. Është fokusuar në pesë komponentë kryesore, proceset e rekrutimit në sektorin publik, praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave, shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve, dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe  performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Rezultat e viti të dytë të projekti dhe ky projekt do të ketë edhe një projekt tjetër. Ky shërben si një platformë përmes së cilës në dhurojmë rekomandimet tona. Synojmë që të punojmë bashkërisht me institucionet. Kemi arrit që të ndryshojmë konkurse, të vejmë në pah mangësitë në shumë procese të prokurimit publik dhe t’i shtyjmë ndërmarrjet drejte një transparence dhe llogaridhënie më të madhe”, ka thënë ajo.

Paul O’connor, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka thënë se shtet demokratike ka nevojë për një shoqëri civile të lirë.

Sipas tij, korrupsioni pengon shtetin ë së drejtës, pengon zhvillimin ekonomik dhe vështirëson jetën e qytetarëve.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe raste e caktuar ku ka pasur shkelje.

“Në si shoqëri sot sfidohemi nga korrupsioni. Korrupsioni pengon shtetin e së drejtës, pengon zhvillimin ekonomik. Si çdo shoqëri demokratike edhe Kosova ka nevojë për një shoqëri civile. Puna e palodhshme e shoqërisë civile bënë që qeveritë të jenë më transparente. Zëri i shoqërisë civile ka nevojë për përkrahje. Institucionet kanë vepruar dhe kanë evidentuar rastet e korrupsionit. Projekti ka ndihmuar në proceset rekrutuese duke anuluar konkurse ku kanë identifikuar shkeljet. Kemi edhe raste ku kërkohet angazhim edhe më i shtuar i institucioneve. Llogaridhënie e transparenca arrihet në bashkëpunim të ngushtë më shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ema Pula menaxhere e projektit bëri Prezantimin e Raportit Vjetor të CorrWatch 2023, duke thënë se tek proceset e rekrutimit publik janë vërejtur numër të lartë të ushtruesve të detyrës dhe pozita lë lira.

Ajo tha se projekti ka në fokus pozitat e larta udhëheqëse.

“Të gjeturat janë se efikasiteti i ulët i procedurave të rekrutimit, shumica e pozitave udhëhiqen me ushtrues detyre. Në 16 ministri, vetëm 4 nga to operojnë me sekretar me mandat të plotë, të tjerat janë me ushtrues detyre. Kritere të jashtëligjshme janë identifikuar tri raste. Rekomandimet janë ofrimi i programeve të trajnimit për anëtarë të komisioneve”.

Tek prokurorimi publik ajo tha se janë gjetur planifikimi i dobët, nënshkrim i jashtëligjshëm i kontratave dhe menaxhim i dobët i tyre si dhe një listë jo efikase.

Ajo me këtë rast ka dhënë edhe rekomandime për të gjeturat në këtë sektor.

“Te prokurimi publik janë monitoruar 12 institucione. Te të gjeturat mund të vëreni faktin që E-prokurimi ka pasur ndikim pozitiv. Të gjitha kanë një shkallë të ulët të implementimit. Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë ka gjetur shumë shkelje, interesi publik është shkelur që në fillim të nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ajo.

“Tek grantet dhe subvencionet, në MKRS janë monitoruar tri procese. Në sektorin e agrokultures janë monitoruar tri procese”, ka thënë ajo.

Tek lejet, licencat dhe tarifat, gjetjet janë se ka pasur diskrepancë në mes të lejeve të lëshuara, lejeve të cilat figurojnë në regjistrin për leje, pëlqimeve rrjedhimisht Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Mungesa e hapjes së konkursit për Licencimin e Personave Juridik për Hartimin e Raporteve të VNM-së. Mungesa e përditësimit të listës të personave të licencuar për hartimin e raporteve të VNM-së, 35 prej 46 debateve publike janë zhvilluar pa praninë e qytetarëve (MMPHI). Proces i jashtëligjshëm në licencimin e trupave inspektues/tahograf (MINT).

Tek përformanca e ndërmarrjeve publike, ajo tha se gjetjet janë se ndërmarrjet kanë planifikim të dobët i punëve (mosarritja e objektivave të planeve të biznesit). Mbingarkesa me punëtorë, mungesa e sistematizimit dhe riorganizimit. Mosplanifikim i duhur i prokurimit publik. Inkasimi kundrejt faturimit. Mosrespektim i afateve për përgjigje në kërkesat për qasje në dokumente publike. Mungesa e sistemit të brendshëm për klasifikimin e dokumenteve;

Mungesë e proaktivitetit në publikimin e dokumente publike (më e shprehur te ndërmarrjet lokale).

CorrWatch, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka filluar zbatimin e projektit tre-vjeçar të titulluar: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”.

Kjo Konferencë Vjetore ka për qëllim të shpalos rezultatet dhe sfidat e identifikuara gjatë monitorimit një vjeçar, për periudhën shkurt 2023-janar 2024, për të gjitha fushat e lartpërmendura, si dhe të shërbej si një platformë për të ofruar rekomandime për përmirësime të nevojshme. Ndër të tjera konferenca synon të ngjallë diskutim lidhur me aspektet kryesore, sfidat dhe praktikat e mira në këto fusha duke mbledhur përfaqësues institucionalë, ekspertë si dhe shoqërinë civile.

Të ngjashme