Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Kosinë dhe të rrugës “Xhevë Lladrovci” se sot, më 6 korrik 2026, do të vazhdojnë punimet për ndërrimin e ujëmatësve.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me pajisje të reja, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00.
“Për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj, duke filluar nga ora 09:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
Nga KRU “Bifurkacioni” është bërë e ditur se rikthimi i furnizimit me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të bëhet rreth orës 16:00, varësisht nga dinamika e punimeve në terren.
Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.