Ndërpritet greva e të burgosurve në Prizren

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 15:56 | Nga

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se të gjithë të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren e kanë ndërprerë grevën e urisë dhe kanë marr ushqimin si çdo herë.

“Gjendja aktuale brenda kësaj Qendre të Paraburgimit është stabile dhe të paraburgosurit janë në gjendje të mirë”, thotë MD, në njoftimin për shtyp.

Një numër të burgosurish në burgun e Prizrenit kishin hyrë dje në grevë urie, sikur thuhej, në përkrahje të drejtorit të suspenduar, për shkak të rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Sikur njoftonte Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive (KMDLNJ), që e ka vizatuar këtë institucion, të burgosurit kanë refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. “Po ashtu, të përfshirët në grevë nuk kanë dalë në shëtitë e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë. Arsyet e grevës janë pakënaqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues”.

KMLDNj ka thënë se nuk ka shifër të saktë të grevistëve pos asaj që në krahun C që janë 21 vetë që kanë hyrë në grevë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme