Ndeshja e yjeve në Prishtinë: Skuadra Xhaka – Skuadra Rashica

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Një ndeshje spektakolare planifikohet të luhet në qytetin e Prishtinës, më 15 qershor të këtij viti.

Shumë yje pritet të zbresin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për një ndeshje spektakli, përcjell lajmi.net.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica pritet të zbresin në fushën e blertë, me skuadrat e krijuara nga vet ata,  me shumë yje të tjerë shqiptarë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

I gjithë ky organizim do të bëhet me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Pra, më 15 qershor, në Prishtinë, do të kemi mundësinë të shohim ndeshje spektakli ndërmjet skuadrës së Granit Xhakës dhe skuadrës së Milot Rashicës.

Të ngjashme