Sipas raporteve të fundit nga mediat italiane, 18 klube të Serie A ranë dakord që ndeshjet të zhvilloheshin me 9 mars, përfshirë edhe ndeshja Juventus-Inter, por Interi dhe Napoli e kanë bllokuan këtë ide.
Vendimi për të shtyrë ndeshjet e prekura nga shpërthimi i coronavirusit vetëm disa orë pasi ishte njoftuar se do të luheshin pas dyerve të mbyllura, shkaktuan polemikë dhe konfuzion të jashtëzakonshëm.
Tani po përpiqen të gjejnë data të reja për këto ndeshje.
Plani i mbledhjes ishte që Juventus-Inter të zhvillohej të hënën më 9 mars, por Interi dhe Napoli janë klubet e vetme që raportohet se kanë votuar kundër kësaj.
Edhe pse drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta u kishte thënë gazetarëve dje se ideja e 9 marsit tregoi “sens të përbashkët”, duket se ka ndryshuar mendje.
Një takim tjetër urgjent i 20 klubeve të Lega Serie A është planifikuar për nesër pasdite, kur ata do të diskutojnë dhe votojnë se çfarë të bëjnë nga këtu e tutje.
Nga sot ka 2,036 raste pozitive të coronavirus në Itali, me 52 të vdekur.
Shumica dërrmuese – 1.254 – janë në rajonin e Lombardisë nga vijnë edhe klubet si Interi dhe Milan. /Telegrafi/