Ndiheni vazhdimisht të lodhur, 5 shkaqet kryesore

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Çdokush mund të ndihet i lodhur dhe i përgjumur pak a shumë herë pas here, por zakonisht një gjumë i mirë natën mjafton për të rikuperuar dhe për të përballuar sërish me entuziazëm mijëra angazhime që karakterizojnë ritmet aktuale të jetës.

Në këtë rast, mjekët flasin për asteninë, një term që i referohet një ndjenje të vazhdueshme të lodhjes fizike, një simptomë që konsiston në uljen e energjisë së individit të prekur.

Lodhje dhe dobësi: nga çfarë mund të varet kjo? Të gjithë ndihen pak më të dobët dhe më të lodhur dhe padyshim arsyet mund të jenë të shumta, nga më të thjeshtat e deri tek ato që kërkojnë këshilla specialistike. Në këtë artikull, ne përpiqemi të trajtojmë shkaqet më të zakonshme të lodhjes dhe dobësisë. Natyrisht, këto janë gjithmonë indikacione gjenerike, të cilat sigurisht nuk mund të diagnostikojnë asnjë problem të askujt.

Kjo është arsyeja pse këshilla jonë është gjithmonë një dhe e vetme. Kur keni një problem, zgjidhja juaj më e mirë është gjithmonë mjeku. Le të shohim së bashku për çfarë po flasim.

Mungesa e gjumit dhe pushimit

Natyrisht, kur flasim për lodhjen, gjëja e parë që secili prej nesh mendon është gjithmonë gjumi. Kjo për shkak se është shkaku më i zakonshëm që mund të çojë në këtë gjë të bezdisshme. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjumit dhe një pushim të mirë, sepse është një nga parakushtet më të rëndësishme për ata që duan të ruajnë shëndetin e tyre.

Depresioni

Depresioni është gjithashtu një nga shkaqet më të zakonshme të këtij çrregullimi. Depresioni është ende sot një sëmundje shumë e nënvlerësuar, sepse është e vështirë për t’u diagnostikuar dhe e vështirë për t’u njohur. Ndër pasojat e shumta është edhe mungesa e gjumit e cila kthehet në pagjumësi të vërtetë.

Anemia

Njerëzit me anemi kanë më pak qeliza të kuqe të gjakut se normalja. Kjo çon në mungesë të hemoglobinës, e cila gjithashtu nënkupton një problem në transportin e oksigjenit. Dhe kur trupi ynë nuk merr mjaftueshëm oksigjen, pasoja e parë është lodhja kronike.

Hipotiroidizmi

Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim kanë një gjëndër tiroide që nuk prodhon hormone tiroide në sasi të mjaftueshme. Ky hormon është shumë i rëndësishëm për shumë aspekte, duke përfshirë metabolizmin e duhur. Dhe ndër pasojat e para të këtij çrregullimi është edhe lodhja dhe dobësia kronike.

Sëmundjet e zemrës

Le të flasim tani për shkaqet më serioze, përkatësisht ato që kanë të bëjnë me dështimin e zemrës. Kur jemi të prirur ndaj këtij problemi, zemra jonë nuk është në gjendje të pompojë gjakun e oksigjenuar rreth trupit tonë. Si rezultat, ne shpesh ndihemi të lodhur. Siç është përmendur tashmë, nëse mendoni se shkaku i lodhjes suaj është shumë më tepër se një mungesë e thjeshtë gjumi, kontaktoni mjekun tuaj.

Të ngjashme