Ndizen dritat për festat e fundvitit në kryeqytet

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 19:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndezur simbolikisht dritat për festat e fundvitit në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Sikur shihet dhe në pamjet e kapura nga fotoreporteri i Ekonomia Online, Egzon Marku, sheshi i Prishtinës ka marrë pamje mahnitëse.

Ahmeti tha se kjo është një prej periudhave më të mira të vitit, kur më fëmijë i ndezin dritat në sheshet e Prishtinës.

“Sheshi tash është plot me drita. Për nja dy ditë hapet edhe tregu i fund-vitit, pasi që tash është bërë një atraksion çdo vjet”.

“Unë i thërras gjithë qytetarët jo vetëm të Prishtinës, që ta vizitojnë se më të vërtet duket bukur”, tha Ahmeti, i cili sapo është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Komunës.

Në ceremoninë simbolike, Ahmeti shoqërohej nga fëmijët e tij, si dhe fëmijë të tjerë prishtinas.

Fotot: Ekonomia Online©

No photo description available.

Të ngjashme