Ndodh edhe kjo: Hiqen disa pengesa që komuna i ka vendosur për lirimin e trotuarëve

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë publikuar një fotografi ku shihet se disa pengesa janë larguar nga trotuarët .

“Largimi i pengesave  duhet te dënohet”, thuhet në përshkrimin e fotografisë teksa raportohet se bëhet fjalë për rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës ka vendosur pengesa nëpër skaje të rrugës për të iu pamundësuar shoferëve parkimin e veturave nëpër hapësirat e destinuara për këmbësorët.

Por ka edhe prej atyre shoferëve që vendosin t’i largojnë këto pengesa. /Express

Të ngjashme