Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 42 aksidente trafiku

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 25 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 683 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia ka arrestuar edhe 23 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme