Në Apel nisin punën pesë gjyqtarë të rinj

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 10:37 | Nga

Në Gjykatën e Apelit,  sot kanë nisur  punën 5 gjyqtarë të rinj.

Në ditën e parë të punës, të sapo emëruarit i priti kryetari i Apelit, Hasan Shala. Ai tha se ardhja e tyre, paraqet lajm të mirë për gjykatën, pasi që do të ndikojë direkt  në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.

Gjyqtari Afrim Shala, do të punojë në Departamentin për të Mitur, gjyqtarja Delushe Halimi në atë administrativ, ddërsa gjyqtarët Burim Shala, Lumni Sallauka dhe Valon Totaj, në Divizionin Civil, të Departamentin e Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 41 gjyqtarë. Numri i lëndëve të pazgjidhura është mbi 12 mijë.

Të ngjashme