Në ditën e diabetit dhurohen barna falas në Vushtrri

Vushtrri | 14 Nën 2022 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Me iniciativën e Dr. Edita Blakaj Shala, endokrinologe në spitalit “Sheik Zayed”, është organizuar një aktivitet i madh në Komunën e Vushtrrisë.

Në këtë evendiment përveç shumë mjekëve, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, u.d drejtoresha e QKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu – Raci, drejtoresha mjekësore e Spitalit “Sheikh Zayed”, Dr. Filloreta Berisha etj.

„Diabeti është një sëmundje e kushtueshme, shumë e mundimshme, e bedsishme. Prandaj ne duhet të bashkënjejmë cdo ditë me pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, duhet t’iu dalim në ndihmë dhe të jemi pjesë e luftës së përditshme të tyre“, ka thënë endokrinologja Dr. Edita Blakaj Shala.

Me këtë rast, për pacientët që vuajnë nga sëmundja e diabetit do të dhurohën disa barëra falas që lidhen me këtë sëmundje.

„Do të realizohët matja e glikemisë, matja e tensionit arterial, matja e peshës trupore si dhe do të shpërndahën fletushka sensibilizuse dhe edukative për sëmundjen e diabetit“, është thënë në këtë aktivitet, që është organizuar para kalasë së qytetit.

Në këtë njoftim është thënë se pacientët nga Vushtrria me vete duhet të kenë recetën nga endokrinologu dhe duhët të vizitoine tendën, e cila do të vendosët në sheshin e qytetit gatë ditës së hënë.

“Krahas ketij aktiviteti shumë barnatore në Vushtrri do të ofrojnë barëra kundër diabetit me zbritje prej 20%, gjatë ditës së hënë“, është thënë në këtë aktivitet.

Ky aktivitet ka filluar me barna falas, matje të glikemisë , shpërndraje e fletushkave senzibilizuese .

Këtë aktivitet dhe kampanjë e kanë mbështetur Spitali “Sheik Zayed”, Komuna e Vushtrrisë , Shkolla e Larte e mjekesise Viciana med dhe disa kompani farmaceutike!

Të ngjashme