Në Ditën e Flamurit Vetëvendosje nderon Arben Xheladinin dhe Mon Balajn

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje për nder të 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, ka bërë  homazhe tek pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balaj, dy ish-aktivistët që u vranë në protestën e vitit 2007

Pas homazheve nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se në këtë ditë bashkëndjejnë dhimbje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

  “Ju e dini se ne si popull si komb jemi të prekur me ngjarjet që kanë ndodhur dhe kemi bashkëndje dhe jemi mundu me përpjekjet maksimale me ndihmuar gjithë ata të prekurit. Poashtu sot do jetë varrimi i dy qytetarëve të Gjilanit të cilët pësuan tragjedinë që ndodhi në Durrës. Por ne mendojmë se kjo ditë e shënuar është e rëndësishme që të tregojmë se ne vazhdojmë, vazhdojmë edhe veprën përmenda sot që në lavdi të dëshmorit vullnetit, popullit për liri dhe vetëvendosje”, tha ajo.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini mbetën të vrarë me 10 shkurt 2007 derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit.

Të ngjashme