Në Ferizaj hapet pikë grumbulluese dhe konservuese e pemëve e perimeve

Ferizaj | 14 Nën 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Në hapjen e kësaj pike grumbulluese të pemëve dhe perimeve, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, drejtorë të drejtorive si dhe përfaqësues të organizatës IADK.

Familja Maloku në Pleshinë të Ferizajt prej sot ka hapur një pikë grumbulluese për përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve e cila ka qenë mjaft e nevojshme në këtë mjedis.

Projekti i hapjes së kësaj pike u konsiderua një fuqizim dhe motivim për të rritur prodhimin vendor, por edhe si një iniciativë për punësim të grave me mjedise rurale. Projekti i hapjes së kësaj pike u mbështet nga IADK Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë si dhe komuna e Ferizajt.

Zenel Bunjaku nga IADK pohon se projektet e tilla tashmë kanë shënuar mjaft suksese në pjesët rurale të Kosovës.

Me rastin e hapjes së kësaj pike grumbulluese edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt Naim Ferati deklaroi se komuna u gëzohet angazhimeve të tilla për t’u vlerësuar angazhimi në fushën e bujqësisë. Ai shprehu gatishmërinë e komunës që idetë e tilla të përkrahen edhe për pjesët e tjera të komunës së Ferizajt.

Kurse vetë Lumturie Maloku e cila ka përfituar nga ky projekt thotë se ndjehet me fat që është përzgjedhur të punojë për pikën e re grumbulluese. Ajo premton se do të angazhojë edhe gra të tjera në bazë të kërkesave që do të ketë tregu për shitjen e këtyre produkteve.

Behet e ditur se në këtë pikë grumbulluese janë dhënë pajisje për konservimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në vlerë rreth 13 mijë euro nga organizata IADK , ndërkaq prodhimet e bëra këtu eksportohen edhe jashtë Kosovës në bazë të marrëveshjeve që ka lidhur ky përfitues.

Image may contain: 6 people, people standing and indoor

Image may contain: 1 person, smiling

Image may contain: 1 person

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 2 people, people standing and indoor

Të ngjashme