Kongresi i parë mes autoriteteve lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet në fund të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri gjatë një takimi kryetarët e Bashkive të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se do të nis jetësimi i kongresit të parë kombëtarë të autoriteteve lokale që do të mbahet nga fundi i vitit në Shqipëri.
” Kryetarët janë këtu për të shprehur një falënderim për turistët që kanë qenë të një turizmi të nevojshëm për Shqipërinë. Sot bisedova për të nis jetësimin e kongresit të parë kombëtarë të autoriteteve lokale që do të mbahet nga fundi i vitit në Shqipëri. Nganjëherë kemi ndasi për shkak të politikave”, tha Tahiri, në një konferencë për media.
Kryetari i bashkësisë së Vlorës Driton Leli ka thënë se pandemia ishte sfidë për turizmin.
“Pandemia një e keqe e madhe, na bëri që të ndjehemi më pranë njeri tjetrit duke u treguar të mençur dhe duke marr veprime të përgjegjshme. Ishte sfidë për industrinë e turizmit dhe ne ja arritëm së bashku. Jemi për të falënderuar dhe për t’ju thanë qytetarëve të Kosovës faleminderit. Ne kemi nevojë që të qëndrojmë së bashku”, tha ai.