Në Klinikën Infektive janë 40 të shtrirë me Covid, 13 me oksigjenoterapi

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare janë të hospitalizuar 40 raste me Covid-19.

27 raste prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 12 raste duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Dje, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Të ngjashme