Në komunë të Pejës shtohen rastet e raportuara të dhunës në familje

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Dhuna në familje në territorin Komunës së Pejës ka shënuar rritje përgjatë nëntë muajve të këtij viti, bazuar në numrin e rasteve të raportuara në Stacionin policor të Pejës.

Komandanti i këtij stacioni policor, majori, Ndue Nikolla, në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi ka treguar se në këtë komunë ka rritje të vazhdueshme të raportimit të rasteve të dhunës në familje.

Sipas tij, gjatë tërë vitit të kaluar kanë qenë të raportuara 95 raste, kurse vetëm 9- mujorin e parë të vitit 2018 janë raportuar 112 raste të dhunës në familje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme