Në Lipjan nis Festivali treditor për mërgatën, me aktivitete sportive e muzikore

Lipjan | 27 Kor 2023 | 19:18 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Lipjan sonte ka nisur Mërgata Fest & Sport, organizuar për nderë të Ditëve të Mërgatës.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të organizojë për tri net me radhë një sërë aktivitetesh në 10 sporte, si dhe koncerte me muzikë.

Në sheshin “Adem Jashari”, në ditën e parë bashkatdhetarët, por edhe qytetarët e tjerët, janë kënaqur me aktivitete në çiklizëm, ping-pong, shah, shigjetari e “flippera”.

Të pranishëm ishin shumë qytetarë, të cilët falënderuan Komunën e Lipjanit për këtë organizim.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anila Reçica-Llugiqi, tha se këtë vit kanë dashur që aktivitetet t’i bëjnë të gjitha në një vend.

“Sot kanë filluar aktivitetet. Do të zgjasin për plot tri ditë radhazi, ku do të zhvillohe gara sportive në dhjetë sporte e pas përfundimit do të ketë edhe koncert”, tha ajo, për EO.

“Komuna e Lipjanit për çdo vit ka organizuar aktivitete për mërgatën. Vitin e kaluar kemi dashtë me bë diçka pak më ndryshe për mërgatën dhe për qytetarët e Lipjanit. Vitin e kaluar lindi ideja që ta kemi një festival treditor dhe vendosëm që këtë vit t’i bëjmë të gjitha në një vend”, tha ajo.

E të lumtur me këto aktivitete u shprehen qytetarët. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, e çmuan lart Komunën e Lipjanit për organizimin e këtyre aktiviteteve.

“Tepër mirë, ne shpeshë vijmë në Lipjan, jemi shumë të gëzuar për organizimin e këtyre aktiviteteve”, tha Kadri Bajrami, i cili jeton dhe punon në Gjermani.

“Shumë i mirë, do të qëndrojë edhe katër ditë. I kam shijuar lojërat me vetura”, tha një tjetër mërgimtare.

Ndërsa nga ora 20:00, po në sheshin “Adem Jashari” ka nisur koncerti, ku do të performojmë Grupi i Valltarëve “Lipjani”, Alban Mehmeti, Taulant Sllamniku, Robot Show, DJ Robi e Emira Kika.

Të ngjashme