Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Prishtinë | 15 Shk 2025 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

TV21 mëson se në kufirin e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, Policia e RMV-së ka ndaluar një person, pasi për të njëjtin kishte urdhër arrest ndërkombëtar të shpallur nga Serbia.

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk zbulojnë detaje.

“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, thonë nga MPB-ja për TV21

Të ngjashme