Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.
Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët.
Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i thanë Klan Kosovës, i kishte kërcënuar se do t’i djegë brenda shtëpisë.
Megjithatë, 37 vjeçarja Lindita Latifi, tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti me të cilin janë në procedura shkurorëzimi, e rrahu dhe e malltretoi.
Ndonëse janë prindër të gjashtë fëmijëve, me vite të tëra, Lindita Latifi ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti.
Sipas saj edhe pse për të bëmat e burrit kishte raportuar në polici, nuk është se u mor në mbrojtje.