Në mjegullën e krijuar rreth stadiumit, shpiket edhe një lojë testuese

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 09:10 | Nga

Punët në stadiumin “Fadil Vokrri” konsiderohen ende të papërfunduara. Nuk është bërë pranimi teknik i punëve përkatësisht stadiumit, e as nuk është dhënë ende leja nga Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) që në këtë stadium të organizohet ndeshja e përfaqësueses së Kosovës me Ishujt Faroe, më 10 shtator.

Për shumë çështje nuk janë dhënë përgjigje as të enjten, në kohën kur stadiumi vazhdon të jetë i mbyllur dhe kur ndeshja e përfaqësueses po afrohet, shkruan sot Koha Ditore.

Për paqartësitë e shumta rreth stadiumit “Fadil Vokrri”, përgjigje besohet se do të japë raporti i inspektorëve të UEFA-s, që në fakt edhe duhet të vendosin se a i plotëson objekti kushtet për licencim për ndeshje zyrtare të përfaqësueseve. Ata ishin të pranishëm në stadium në ndeshjen e Superkupës të luajtur më 13 gusht ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme