Policia e Pejës ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në këtë qytet i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A. B. i lindur më 1988, , i cili është i dënuar për këtë vepër penale.
Bëhet e ditur se i dyshuari ka edhe tri urdhërarreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë, të cilat do të procedohen më vonë.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit.