Në Prishtinë së shpejti do të ndërtohen edhe dy çerdhe të reja

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 11:55 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se në kryeqytet së shpejti do të hapen edhe dy çerdhe të reja, një në lagjen Tophane dhe tjetra në lagjen Kodra e Trimave.

“Në çerdhet me bazë në komunitet roli i prindërve është shumë i rëndësishëm, andaj të gjithë ata që banojnë në këto lagje dhe kanë fëmijë që dëshirojnë t’i regjistrojnë në çerdhe, ftohen të marrin pjesë në diskutimet publike dhe përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme