Nga 198 mijë banorë sa janë te regjistruar nga Agjensioni i Statisitkave të Kosovës, 99 mijë e 361 janë meshkuj, ndërkaq 99 mijë 536 janë femra.
Nga këto të fundit, 81 mijë jetojnë në qytet ndërsa 18 mijë në zona rurale. Shifrat po thuajse janë të njëjta edhe te meshkujt, lidhur me atë se ku preferojnë të jetojnë ata.
Një fakt interesant për Prishtinën është se në kryeqytet ka më tepër njerëz të pamartuar sesa të kurorëzuar.
E në rast se nuk e keni ditur, atëherë është interesante të kuptoni se 6 mijë e 664 veta janë të ve në kryeqytet, ndërsa 917 të divorcuar.