Në pritje të vendimit të FIFA-s për futbollistët e Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 12:15 | Nga

Gjatë ditës së sotme priten konfirmimet për të gjithë lojtarët që mund ta përfaqësojnë Kosovën – njoftojnë burimet e brendshme të FFK-së për Gazetaolle.com.

Samir Ujkani, Herolind Shala,Milot Rashica, Amir Rrahmani, Valon Berisha e Alban Meha – që kanë mbetur pezull.

Sot (e hënë) këta futbollistë pritet të mësojnë vendimin e FIFA-s se a do të kenë të drejtë t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Për Rashicën dhe Rrahmanin është raportuar se kanë marrë përgjigje pozitive dhe sot pritet konfirmimi, ndërsa për Ujkanin, Shalën, Berishën e Mehën, komisioni i FIFA-s për shqyrtimin e kërkesave të lojtarëve pritet të mbajë takim.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/kosova-shkruan-sonte-historine/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme