Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht trajtim mjekësorë për COVID-19, janë duke marrë 60 pacientë, ky numër është në nivel të Qendrës Klinike dhe Universitare dhe spitaleve të tjera të përgjithshme.
E në kuadër të tyre sipas ShSKUK-së, 29 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 3 të tjerë në gjendje më të rëndë pra në kujdes intensiv.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim spitalor janë 60 pacientë, 29 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor”, bënë të ditur ShSKUK.