Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen qindra pacientë për Covid 19

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Në SHSKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar qindra pacientë kosovarë të cilët janë të prekur me Covid-19 apo edhe në pritje të testimit për koronavirus.

508 është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK e spitalet tjera rajonale për Covid 19.

Nga ta, 13 janë në respirator ndërkohë 316 janë të shtrirë në Klinika dhe spitale, shkruan Express.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive, transmeton Express.

Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në tabelën e mëposhtme gjeni shifrat e fundit rreth situatës me Covid-19 në Kosovë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme