Në QKUK po trajtohen 14 pacientë, gjendja sipas mjekëve mesatarisht e rëndë

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 17:06 | Nga Aulona Sylaj

14 pacientë po trajtohen në Emergjencën e QKUK-së, të cilët janë sjellë nga Ferizaji ku ka ndodhur një shpërthim në një qendër tregtare, raporton Ekonimia Online.

Doktor, Agron Çitaku, në një paraqitje për medie, ka thënë se 5 nga të pranuarit janë në sallën e operacionit dhe 4 të tjerë po presin për ty hyrë në operim, kurse një është dërguar në sallën e Ortopedisë.

“Deri më tani 14 pacientë. Gjendja momentale e tyre mund të themi se është stabile edhe pse është mesatarisht e rëndë. Nga gjitha rastet, pesë janë trajtuar në sallën operative, priten edhe katër të tjerë. Një do të shkojë në sallën e ortopedisë meqë ka lëndime në këmbë, të tjerët me lëndime më të lehta do të trajtohen në repart”, tregoi Çitaku.

Ai ka thënë se gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë.

Çitaku ka thënë se në Emegjencë s’kanë pranuar fëmijë të lënduar.

“Moshat janë 2002 më e vogla dhe 49 më e rritura, fëmijë nuk kemi. Kryesisht pjesën e sipërm të trupit dhe në fytyrë”, tha ai.

Ndryshe nga shpërthimi i një bombole të gazit në një qendër tregëtare në Ferizaj që ka ndodhur në një qendër tregëtare në Ferizaj, kanë pësuar lëndime trupore 42 persona.

https://vimeo.com/497302220

Të ngjashme