Në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë votimi fillon me kohë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 07:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë është hapur me kohë qendra e vendvotimit. Drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylie Bala, bëri të ditur ecurinë e hapjes së qendrës, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se qysh dje janë bërë përgatitjet e nevojshme  ndërsa shtoi se kanë pasur një problem teknik sa i përket një kutie të votimit mirëpo sipas saj ka qenë një problem teknik dhe se gjithçka është rregulluar.

“Përgatitjet dhe parapërgatitjet janë bërë me kohë, qendra e votimit është hapur në ora 7 për qytetarët e Kosovës. Në këtë qendër ka gjithsej 7965 votues me 9 vendvotime”.

Të ngjashme