Në Shqipëri gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 311 raste të reja

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri janë regjistruar gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 493.Po ashtu janë regjistruar 311 të infektuar të rinj nga 1397 testime.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 20.040.

Janë shëruar 85 pacientë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën e të shëruarve në 10.893. Janë 8654 raste aktive.

Të ngjashme