Në Shqipëri sot reshje shiu të herëpashershme

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar parashikohen në veri dhe jug të vendit.

Në pjesën qendrore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës më pas ndërprerje të tyre. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje parashikohen reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme deri në 22-28m/sek. Deti do të jetë i forcë 6-7 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme