Në Spitalin e Pejës 58 pacientë me Coronavirus, 16 prej tyre në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19, prej tyre dy janë në respirator, 43 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 224 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 21 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në Spitalin e Pejës, 4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Në këtë spital 170 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,4130 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 95 Rëntgen, 22 EHO dhe 11 CT-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme