Në Suharekë s’pyesin për rregulla: Ballkani – Prishtina po zhvillohet me tifozë

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Po luhet derbi i javës së 31-të në Superligën e Kosovës, mes Ballkanit dhe Prishtinës.

45 minutat e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë janë mbyllur me epërsinë 2-1 të skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.

Blend Baftiu shënoi për vendasit në minutën e 11-të, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat pas gjashtë minutave. Të dy golat u shënuan nga pika e bardhë. Epërsinë vendasve ia dha edhe njëherë Kushtrim Gashi me një gol të shënuar nga distanca, pak para fundit të pjesës së parë.

Megjithatë, edhe pse vendimi nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, është që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve, kjo nuk po ndodhë.

Në shkallët e stadiumit në Suharekë është parë një numër i konsiderueshëm i tifozëve. Mbetet të shihet nëse do nevojitet ndërhyrja e Policisë së Kosovës që tifozat të largohen.

Të ngjashme