Në Turqi deri 15 vite burgim për luftëtarët për të drejtat e njeriut

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 14:50 | Nga

Prokuroria e Turqisë ka kërkuar dënim me burgim deri në 15 vite për 11 aktivistë të drejtave të njeriut, në mes të cilëve është edhe lideri i Amnesty International nga Turqia Idil Eser, për shkak të dyshimit se kanë kryer terrorizëm.

Aktivistët janë arrestuar në korrik, pasi që kishin marrë pjesë në punëtorinë të dedikuar sigurisë digjitale në Stamboll, dhe prej atëherë tetë prej tyre janë në paraburgim dhe ata janë akuzuar se e kanë ndihmuar “organizatën e armatosur terroriste”, transmeton AFP.

Në mes të arrestuarve ka edhe shtetas të Gjermanisë dhe Suedisë.

Prokuroria ka kërkuar dënime në lartësi prej 7,5 deri në 15 vite, ndërsa në aktakuzë pretendohet se kanë dashur të krijojnë “kaos në shoqëri” të ngjashëm me protesta kundër qeveritare të mbajtura në vitin 2013.

Të ngjashme