Në vend të xhamisë, te ura e Ibrit ndërtohet fushë tenisi

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 19:52 | Nga

Analisti dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se në vend të xhamisë që ishte para luftës, afër urës së Ibrit, tash do të ndërtohet fushë e tenisit.
Ai në një deklaratë për medie ka treguar se gjatë vizitës që ua ka bërë punimeve mbi urën e Ibrit, ka parë se tash në vendin ku ka qenë xhamia po ndërtohet fusha e tenisit.

“Sot vizitova punimet në urën e Ibrit. Pashë se po ndërtohej fusha e tenisit në truallin e xhamisë së Ibrit, xhamisë më të vjetër në Mitrovicë, që qëndronte aty me shekuj, e djegur dhe e dëmtuar nga forcat serbe në prill 1999. Kjo po ndërtohet në bazë të marrëveshjes së Brukselit”.

“Çdo popull normal për këtë akt do t’i dënonte me burg të përjetshëm Isa Mustafën, Edita Tahirin, Blerim Shalën, Naim Tërnaven, për tradhti të lartë ndaj atdheut, shkatërrim të kulturës etj”, ka thënë Spahiu.

Të ngjashme