Në Vushtrri fiton PDK-ja, LDK e dyta

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 01:49 | Nga

Nga 80 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, në Vushtrri kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, prin me 32.82 për qind.

Idrizi pritet të rigarojë në balotazh, më 19 nëntor, me Xhafer Tahirin e LDK-së, i cili ka 26.06 për qind.

Besim Muzaqi i Vetëvendosjes ka 25.29 për qind, Nasuf Aliu i AKR-së – 8.21 për qind, Lutfi Bilalli i AAK-së – 5.04 për qind dhe Avdullah Vojvoda i Nismës – 2.58 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme