Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 05:47 | Nga Ekonomia Online

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë pas namazit të sabahut ka nisur recitimi i Kuranit, këndimi i lutjeve, ligjëratave e ilahive.

E, gjatë këndimit të lutjeve në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u bënë lutje për viktimat e vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë, ku humbën jetën një fëmijë 5-vjeç e nëna e tij.

“Në këtë ditë që e filluam me madhërimin e Allahut, e filluam me namazin e sabahut, më lejoni që të lutemi që viktimat e vërshimeve të fundit në qytetin tonë, Allahu t’i mëshirojë”, u tha gjatë këndimit të lutjeve, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në Klan Kosova nga ora 04:15 e mëngjesit ka nisur transmetimi special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku do të transmetohet e gjithë atmosfera që do të ngjajë në këtë objekt fetar deri pas faljes së namazit të Bajramit që është në ora 05:38.

Të ngjashme