Ekonomia Online
FUNDIT

Nënat ferizajase inkurajohen që t’i rrisin fëmijët me qumësht gjiri

Nënat ferizajase inkurajohen që t’i rrisin fëmijët me qumësht gjiri

Gjatë shënimit të javës së ushqimit me qumësht gjiri, u tha se përfitimet e gjidhënies janë të shumëfishta edhe për foshnjën, edhe për nënën. Shënimi i javës së ushqimit të foshnjave me qumësht gjiri, në Ferizaj u bë me një bashkëbisedim të stafit mjekësor të mjekësisë familjare, të udhëhequr nga dr. Drita Demiri me me […]

Gjatë shënimit të javës së ushqimit me qumësht gjiri, u tha se përfitimet e gjidhënies janë të shumëfishta edhe për foshnjën, edhe për nënën.

Shënimi i javës së ushqimit të foshnjave me qumësht gjiri, në Ferizaj u bë me një bashkëbisedim të stafit mjekësor të mjekësisë familjare, të udhëhequr nga dr. Drita Demiri me me disa prindër të rinj.

Atyre iu dhanë udhëzime rreth përparësive që ka rritja e fëmijëve me qumësht gjiri, qoftë për foshnjat, qoftë për nënat.

Ndër përfitimet e gjidhënies u përmendën: tretja e lehtë e qumështit të nënës, mbrojtja që ky qumësht i ofron foshnjës nga infeksionet, ndihmën që jep gjidhënja në lidhjen emocionale ndërmjet nënës dhe fëmijës, mbrojtja shëndetësore dhe nga shtatzënia e re e nënës, kostoja më e ulët financiare etj.

Me këtë rast iu bë thirrje nënave që të mos i kursejnë përpjekjet për t’i rritur fëmijët e tyre me qumësht gjiri.

Të ngjashme