Nënkryetari i Serbisë përgjegjës për krimet në Kosovë është i lindur në një fshat të Gjakovës

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Komandanti serb Bozhidar Deliq përgjegjës për krimet në Kosovë që u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, ka lindur në fshatin Lugbunar të Gjakovës.

Sipas Eduard Frrokaj, Deliq që ishte komandant i brigadës 549 të motorizuar ka komanduar masakrën e 376 shqiptarëve në Mejë, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani duhet te reagojne urgjent ne te gjitha instancat ne lidhje me emerimin e Bozhidar Deliq nenkryetar i Parlamentit te Serbise .Bozhidar Deliq i lindur ne Lugbunar te Gjakoves me 1956 ne baze te deshmive ,raporteve nderkombetare dhe serbe eshte pjesmarres ne krime masive. Ne foton 1 tek Fondi per te drejten humanitare pershkruhet pjesmarrja e brigades 549 te motorizuar qe komandohej nga Deliq ne sulmin qe dergoj ne masakrimin e 376 shqiptareve ne Meje ne mesin e tyre 38 femije. Ne foton 2 eshte harta e sulmit e forcave serbe ne Meje dhe perreth Mejes ku shihet se brigada e Deliq 549 ishte e vendosur ne dy vende ne Korenice shume afer Mejes .Ne mesin e 376 te vrareve 68 u vrane ne Korenice”, ka shkruar Frrokaj.

Madje, sipas drejtorit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, kjo brigadë dyshohet se është përgjegjës për vrajsjen e 2 mijë civilëve në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Dhe ne kemi thënë që 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejës ku mbi 365 civilë shqiptarë, nga forcat serbe. Në mesin e tyre ka vepruar edhe brigada “549” “- tha Blakaj.

Të ngjashme