Nënoficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH),në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve(QAPN) në Republikën e Shqipërisë , ka përfunduar me sukses Kursi i 56-të i Avancuar i Nënoficerit.

Ky kurs aftëson nënoficerët për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize.

Në ceremoninë e certifikimit sipas njoftimit zyrtar thuhet se morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Republikës së Kosovës, Kolonel Enver Hoti, Kom QAPN Kolonel Besim Bala, oficer e nënoficerë të stafit.

Të ngjashme