Nënshkruhet koalicioni gjithëshqiptar në Bujanoc, serbët mbesin në opozitë

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Partitë shqiptare në komunën e Bujanocit kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, raportojnë mediet lokale nga kjo komunë, shkruan Reporteri.

Liderët e partive shqiptare  selinë e PD-së kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion që u jep atyre shumicën në Kuvendin Komunal.

Sipas kësaj marrëveshje, shqiptarët në Bujanoc pritet të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal.

Me këtë në opozitë do të mbetet SNS e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryetar i ri i Bujanocit do të jetë Nagip Arifi partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e fundit, ndërkaq PVD pritet ta ketë kryetarin e Kuvendit.

Të ngjashme