Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi, hiqet sigurimi kufitar (VIDEO)

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Është nënshkruar marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, sot në Podgoricë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtori i Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban, e kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kjo është ndër marrëveshjet më të rëndësishme, pasi u hapë rrugën të dyja vendeve për lëvizje të lirë, dhe për ne është një hap drejtë Kartonit të Gjelbër. Kjo marrëveshje është përmendur që 20 vite dhe sot po e finalizojmë”, tha Mazreku.

Qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi, pas kësaj marrëveshjeje.

Në këtë ceremony sot, ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

https://www.facebook.com/watch/?v=952511998812668

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme