Nënshkruhet marrëveshja, ministri shqiptar i Mbrojtjes garanton mbështetje për Kosovën

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 12:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, pas takimi me homologun kosovar Armend Mehaj tha se shteti shqiptar do ta përkrah vazhdimisht Kosovën në të gjitha proceset, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se kanë nënshkruar një marrëveshje të re ku në plan kanë 32 aktivitete të përbashkëta.

Gjithashtu, ministri Peleshi foli edhe për “Defender Europe 2021” stërvitjen e NATO-s që është duke u zhvilluar në Durrës.

“Ne gëzohemi sa herë vijmë këtu dhe Shqipëria mbetet e pakursyer ndaj Kosovës. Tash jemi prej 12 vjetësh anëtarë të NATO dhe kemi eksperiencë për ta ndarë drejt rrugës në NATO edhe Kosova. Kosova nga importuese e paqes bëhet eksportuese e saj. Kemi edhe një lajm tjetër për rajonin që është stërvitja Defender pjesë e cilës është edhe Kosova”.

“Është stërvitje prej 28 mijë trupave amerikane. Është mesazh i rëndësishëm për rolin që Shqipëria dhe Kosovë kanë në rajon. Integrimi i të gjithë Ballkanit është i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe vet Evropën. Vitet e fundit kanë sjellë zhvillime pozitive në NATO dhe do ecim përpara drejt një të ardhme më të mirë. Sot kemi nënshkruar marrëveshje të re për mbrojtjen. Kemi plan bashkëpunimi për 32 aktivitete të përbashkëta”.

Kurse Mehaj tha se kanë biseduar sa i përket fushës së sigurisë, duke shtuar se sfidat janë të ngjashme për të dyja vendet. Ai tha se u dakorduan për realizimin e aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy vendeve, raporton EO.

“Sfida e sigurisë janë të ngjashme. Prandaj sot duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore me synim që të kemi bashkëpunim në projekte të ndryshme. Në këtë marrëveshje është realizimi i aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy ministrive, për integrimin e Kosovës në drejtimin e NATO”.

“Poashtu është ngritja e trajnimit ushtarak. Të dy ministritë konfirmojmë si dy vende jemi shumë në shërbimin e paqes sigurimit edhe më gjerë. Kemi edhe pjesëtarë jashtë vendit që të kontribuojmë sigurimit global”.

Të ngjashme