Nënshkruhet marrëveshja prej gjysmë milion euro me UNDP-in për pajisje mjekësore

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:28 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur në takim një delegacion austriak të kryesuar nga ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, me të cilin ka nënshkruar edhe marrëveshje me UNDP-në prej gjysmë milion euro për pajisje mjekësore, raporton Ekonomia Online.

Ministri i jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca, duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve deklaroi se Austria ka qenë dhe do të mbetet vend mik për Kosovën.

Ai potencoi se kjo vizitë nga delegacioni austriak në kohë të pandemisë tregon rolin e rëndësishëm që ka Austria kundrejt Kosovës.

“Dëshirojmë që në emër të qeverisë e të shtetit të shpreh ngushëllimet për të gjithë ata që gjatë pandemisë e kanë humbur jetën në Austri dhe në çdo vend të botës, ne po punojmë dhe lutemi të përfundoj sa më shpejtë”.

“Marrëdhëniet tona janë të vërteta dhe miqësore dhe e konsiderojmë Austrinë një vend mik, një marrëdhënie tradicionale dhe e çmojmë përkrahjen e Austrisë në çdo moment historik për Kosovën për liri dhe pavarësi prej viteve të 90-ta bombardimet e NATO-s prania e trupave austriak në kuadër të KFOR-it”.

“Fakti i një vizite të një niveli kaq të lartë në kohë pandemie tregon për rolin që e ka Austria për Kosovën dhe Ballkanin perëndimorë”, tha Konjufca.

Me tej, Konjufca deklaroi se e informoi ministrin e jashtëm austriak lidhur me zhvillimet e brendshme politike dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ministri Konjufca njoftoj se kërkoi nga Austria të mbështes Kosovësn drejt liberalizimit të vizave për qytetarët.

Mes tjerash, tha ai se njoftoj ministrin austriak se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje të Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, cdo marrëveshje që do të arrihet nuk duhet t’i prek kufijtë e Kosovës.

“Ne i informuam për zhvillimet e brendshme dhe në rajon dhe shprehem qëndrimin tonë që Republika e Kosovës është e përcaktuar në rrugën e saj evropiane, jemi të përkushtuar të i kryejnë reformat në drejtësi luftën ndaj korrupsionit si dhe reformave në administratë”.

“Kërkuam që ta kemi mbështetjen e vazhdueshme dhe kjo nuk ka munguar kurrë sa i përket liberalizimit të vizave dhe shprehëm qëndrimin e Republikës së Kosovës për të pasur marrëdhënie të mira fqinjësore duke mos përjashtuar as Serbinë meqë jemi të hapur për vazhdimin e dialogut duke shprehura ta arrijmë një marrëveshje që e ka kuptimin e njohjes së pavarësisë se Kosovës nga Serbia. Çfarëdo marrëveshje nuk duhet ta prek shtetësinë dhe territorin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ministri i jashtëm austriak Aleksander Schallenberg, tha se ndihet i lumtur që në këtë kohë pandemie të nënshkruaj marrëveshjen me UNDP-në prej gjysmë milionë euro.

Schallenberg potencoi se Austria do të jetë afër zhvillimeve politike që ndodhin brenda Kushtetutës.

“Udhëtimi ynë i para pas pandemisë nuk është një ide miqësia jonë është shumë më herët, jam i lumtur që nënshkruam një marrëveshje me UNDP-në prej gjysmë milion euro në këto kohë të vështira edhe për ne si BE”.

“Shpresoj që muajt e ardhshëm do të hapet një dritare e mundësive, ne si Austri do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju dhe do të presim që këto zhvillime të ndodhin brenda kornizës kushtetuese dhe demokratike”, u shpreh ai.

Të ngjashme