Nëntë persona kapen me teste PCR të rrejshme në aeroportin e Shkupit

Shkup | 26 Shk 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave të cilët në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup kanë treguar vërtetime të rrejshme për teste PCR negativ për COVID-19, të cilat gjoja janë nxjerrë në laboratorët në Shkup, transemton Portalb.mk.

Prej tyre, gjashtë personat janë shtetas të Maqedonisë, dy shtetas të Zvicrës dhe një shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës.

Të gjithë janë të akuzuar se në ngjarje të ndara penale juridike kanë kryer vepër penale – falsifikim të dokumentit nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Shtetasve të huaj, në bazë të pranimin të fajit, Gjykata Penale Shkup veç më u ka shqiptuar dënim me të cilin i ka shpallur fajtor dhe u ka shqiptuar gjykim me kusht – dënim me burg prej një vite, i cili nuk do të kryhet nëse i akuzuari në afat prej tre vitesh nga hyrja në fuqi e gjykimit nuk kryen vepër të re penale. Po ashtu, u është shqiptuar dënim dëbim i një të huaji nga vendi në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme