“Nëse me arrestimin e Llallës hapen negociatat, atëherë me prangosjen e Ramës hyjmë në BE”

Prishtinë | 15 Pri 2018 | 15:35 | Nga

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar lajmet për arrestimin e mundshëm të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke thënë se nëse me arrestimin e këtij të fundit hapen negociatat, atëherë kur të arrestohet Rama do të anëtarësohemi në BE.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai sulmon ambasadorët e ShBA dhe BE në vendin tonë.

Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme